Kryeministri Edi Rama në një prononcim ekskluziv për Televizionin shtetëror të Maqedonisë ka folur rreth situates me pandeminë “Covid 19”, me të cilën po përballet Shqipëria.
TVM2: Pandemia “Covid 19” ka prekur mbarë globin, përfshirë edhe Shqipërinë, na thoni se si po arrinë të përballet Qeveria shqiptare me këtë pandemi?
Rama: “Ne po bëjmë përpjekjen tonë, këtu nuk ka shumëçka për të bërë përveç se për tu mbrojtur. Kemi marrë masat në kohë dhe po shikojmë, deri tani nënvizojmë një kurbë rritjeje graduale dhe jo alarmante”.
TVM2: Masat që ka ndërmarrë Qeveri shqiptare janë cilësuar si masa të rrepta në krahasim me vendet e rajonit, mendoni se do të japin rezultate?
Rama: “Këtë nuk e dimë, këtë askush nuk e di se si dhe kur do të mposhtet ky armik. Por ne po bëjmë gjënë e duhur për sa kohë nuk shoh që tjerët po bëjnë diçka ndryshe”.
TVM2: Para pak ditësh Shqipëria dërgoi 30 infermier e mjekë drejt Italisë me çka u bë lajm në mediat botërore, si e morët këtë vendim?
Rama: “E kam shpjeguar dhe përsërisë se për ne ishte një akt i natyrshëm dhe mëse i nevojshëm pasi Itali është edhe shtëpia jonë por edhe shtëpia shumë shqiptarëve, dhe në njëfarë mënyrë e gjithë shqiptarëve sepse me Italinë jemi të lidhur ngushtë historikisht”.
TVM2: Sa i përket masave, keni premtuar pagë luftë për personat që nuk kanë asnjë të ardhur si dhe ndihmë për bizneset e prekuara. Na shpjegoni si do ti realizoni këto?
Rama: “Ne kemi ndërmarrë disa masa për më prekurit, për ata të cilët janë më në nevojë në biznesin e vogël që është mbyllur si rezultat i pamundësisë për të funksionuar apo familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike dhe besojmë që është gjë e duhur dhe në ditët në vijim ato do të marrin ndihma direkte nga Qeveria”.
TVM2: A keni menduar ndonjë bashkëpunim me shtet e rajonit përfshirë këtu Maqedoninë dhe shtet e rajonit për të shkëmbyer si personel mjekësore po ashtu edhe përvoja për tu përballur me këtë pandemi?
Rama: “Ministrat tanë të shëndetësisë janë në komunikim të vazhdueshëm , ata shkëmbejnë informacione, opinione por më shumë se kaq nuk është se mund të bëjmë dhe nuk shoh se tjerët po bëjnë”.
Top Channel