Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u bën thirrje ministrave, zëvendësministrave dhe deputetëve të partisë “Demokracia e Re” të japin 50 % të pagës së tyrë, në luftën kundër Covid-19.
Kërkesa e kryeministrit është për dy muajt e ardhshëm. Ndërkohë ju kujtojmë se ka shkuar në 42 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqinë fqinje.
Viktimat e fundit janë 60 dhe 70-vjeç, ndërkohë që po sot humbi jetën edhe një pacient nga Kosturi, njëkohësisht dhe viktima e 6 që humb jetën në këtë zonë. Gjithsej në Greqi janë 1,061 raste me pacientë të infektuar, ku 66 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Në Greqi kanë mbërritur 1.7 milionë maska dhe materiale ndihmëse kundër Covid-19. Fluturimi i kompanisë Aegian mbërriti në orët e para të mëngjesit, ndërsa qeveria greke njoftoi se brenda javës do mbërrijnë në vend sasi prej 17 milionë maska dhe materiale ndihmëse.
Maskat dhe materialet, janë dhuratë nga fondacioni Onasis.
Top Channel