74-vjeçari bëhet rasti i 12 i infektuar nga koronavirusi në Durrës, nuk dihet se ku u prek

29/03/2020 13:17

DURRËS- Një 74-vjeçar është rasti i 12-të me koronavirus i konfirmuar në Durrës nga ISHP.

I moshuari nuk ka pasur kontakte me persona të infektuar më parë nga virusi. Ai jeton me të shoqen, ndërsa fëmijët i ka në Tiranë. Nuk dihet nga e ka marrë virusin, po dyshohet gjatë daljes në treg për të bërë pazaret e nevojshme.

Ndërkohë drejt Infektivit të QSUT janë dërguar disa raste nga Durrësi me simptoma të Covid 19 dhe pse nuk e kanë bërë apo nuk u ka ardhur ende përgjigjja e testit të tamponit.

Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste.

Nga COVID-19 kanë humbur jetën deri tani 10 qytetarë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA