Pacientët e koronavirusit shihet të rreshtuar në shtretër pas murit e në helmeta fluske në një spital në Bergamo teksa mjekët paralajmerojne që karantina e qyteteve të tjera evropiane të merret serizosht.
Në skenat e dëshpëruara në repartin e emergjencës pacientët e koronavirusit mbajnë helmeta nëformë fluskash plastike, teksa Italia përballet me daljen jashtë kontrollit të numrit të vdekjeve, që tashmë ka kaluar atë të Kinës.
Spitali ICU në Bergamo është plot me pacientë dhe doktorët raportohet se repartin e emergjencës e quajnë ndryshe “reparti apokalips”, ku tubat e ajrit dhe sistemet e alramit përpiqen të mbajnë gjallë të infektuarit.
Fluskat plastike mbulojnë të gjithë kokën dhe tentojnë të barazojnë presionin e ajrit në mushkëri, ndërsa shkaktojnë vështirësi të mëdha komunikimi me doktorët.
Virusi i ngjashëm me pneumoninë po vret qindra njerëz në ditë dhe doktorët thonë se nuk kanë parë kurrrë më parë diçka të tillë.
I pyetur nëse Covid-19 ngjason me gripin, Dr Roberto Cosentini, tha: “Jo, është diçka totalisht tjetër, më shumë pneumoni sesa grip, është pneumoi e rëndë dhe një barrë e madhe për sistemin shëndetësor. Çdo ditë kemi 50-60 pacientë që vijnë në repartin e emergjencës me pneumonia dhe shumica janë aq rëndë sa kanë nevojë për nivele të larta FIO2 ose oksigjen.”
Anestetisti Dr Lorenzo Grazioli tha: “Nuk jam ndjerë kurrë kaq i stresuar nëjetën time. Unë vetë jam një intensivist, pra jam imësuar me momentet intensive dhe zgjedhjet kritike, por kur arrin në këtë pikë e kupton që nuk mjafton. Kemi rreth 100 anestetistë këtu dhe nuk mjaftojnë”.
Top Channel