Koreja Veriore ka hedhur dy predha në detin e njohur si “Deti i Japonisë” të shtunën në mëngjes, ka njoftuar ushtria e Koresë Jugore.

Sipas njoftimit, thuhet se predhat mund të jenë raketa balistike me distancë të shkurtër.

Koreja Veriore ka hedhur disa raketa në kohët e fundit si pjesë e trajnimit. Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë kërkuar që të rikthehen bisedimet bërthamore për t’i dhënë fund programit bërthamor.

Ushtria e Koresë Jugore i ka konsideruar këto veprime të paduhura në kohën kur bota po përballet me pandeminë COVID-19.

Roja bregdetare e Japonisë ka konfirmuar se një raketë ka ateruar shumë pranë zonës ekonomike.

Në Korenë Veriore nuk janë raportuar raste me koronavirus, gjë që kishte ngjallur dyshime për shkak të përkufizimit me Kinën dhe Korenë Jugore ku ka pasur shpërthim të pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA