Insig, Eurosig dhe UBA Bank kanë bërë me dije se kanë dhuruar 50 mijë euro për situatën e krijuar në vend nga COVID-19.
30 000 euro do të shkojnë për qeverinë, ndërsa 20 000 euro për bashkinë e Tiranës.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblese së Aksionerëve dhe Këshillit Mbikqyrës të Grupit Insig Eurosig dhe UbaBank, njoftojmë si më poshte vijon:
Donacion financiar për situatën e rëndë dhe punën heroike të mjekëve në spitalin e infektivit dhe jo vetëm.
Si rrjedhojë e virusit CoronaCovid19, të gjithë po përjetojmë një situatë të rëndë sociale/shëndetësore dhe ekonomike. Referuar udhëzimeve nga instancat shtetërore dhe Grupi Insig Eurosig , tashmë pjesë dhe e UBaBank, kemi realizuar me përpikmeri udhëzimet dhe rekomandimet e qeverisë, Institutit të shëndetit publik dhe të gjitha organizmave që janë kompetente për situatën.
Përveç mundësimit të punës së stafit nga banesa me qëllim vazhdimin e shërbimit, grupi u ofron klienteve shërbimet online dhe ju përgjigjet në kohë për të gjitha shërbimet që ju kërkohet në këto ditë të vështira.
Ndërkohë garanton klientët e tyre që do ju gjendet pranë në çdo kohë për nevojat e tyre.
Referuar traditës së grupit por dhe situatës së rënduar, për të qenë në krah të heronjve të heshtur, stafit mjekesor, për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe në krah të politikave të qeverisë, Grupi Insig, Eurosig dhe UBA Bank dhuron EUR 30,000 për Qeverinë Shqiptare në shërbim të stafit mjekësor të infektivit në Tiranë dhe në rrethe gjithashtu dhe EUR 20,000 për Bashkinë e Tiranës për familjet në nevojë dhe të moshës së tretë.
Grupi INSIG Eurosig tashmë pjesë e UBA Bank e cila ka aksioner Bankën Islamike për Zhvillim, bankë e vlerësuar ndërkombetarisht me nivelin më të lartë AAA, ka mbështetur ndër dekada popullin shqiptar, e tregoi përsëri ne konferencën e donatoreve me shumën e cila kalonte dhe bashkimin europian, shumë e cila është 415 milion euro ( e ndarë 365 milion euro për rindërtimin dhe 50 mil euro për rimëkëmbjen e bizneseve).
Gjithashtu, dhe në rastin e pandemisë së korona virusit kanë akorduar për vendet e grupit ( të cilën bën pjesë dhe Shqipëria) një shume prej 730 milion dollarë, e cila përfshin projekte shkencore dhe programe mbështetëse qeveritare që do tí jepen sektorit publik dhe privat me qëllim minimizimin e shpërndarjes dhe ndikimit negativ te #Covid19.
Prandaj dhe grupi është pjesë e donacioneve e kontributeve, sepse “Fati i popullit tim është fati im” ka thënë i madhi Pjetër Bogdani.
Shqiptarët i dua se janë një racë e vjetër dhe trima, ka thënë Theodor Roosevelt.
Prandaj:
Qëndroni të fortë Shqiptari, në këtë luftë pa fushëbetejë dhe arsenal ushtarak përballë, qëndroni në shtëpi të sigurtë, zbatoni me përpikmeri direktivat dhe udhëzimet nga instancat kompetente sepse ky është kontributi me i vlefshëm social dhe ekonomik i juaji për shoqërine dhe vetë kombin.
Jeta njerëzore dhe siguria e kombit, para çdo gjeje.
Faleminderit
Top Channel