Zjarr i madh në fshatin Andon Poçi në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

15/09/2026 16:35

Në hyrje të fshatit Andon Poçi ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha, i cili për shkak të përhapjes dhe afërsisë me zonën e banuar paraqet rrezik për banesat dhe një fabrikë uji që ndodhet pranë vatrës së zjarrit.

Shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë MZSH Gjirokastër është angazhuar menjëherë me forcat dhe mjetet në dispozicion për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe objekteve në rrezik.
Situata vijon të jetë në monitorim dhe ndërhyrja po vijon me intensitet.

Top Channel