Koronavirus ka ‘pushtuar’ pothuajse të gjthë botën, duke izoluar qytetratë e shumicës prej vendeve të prekura brenda shtëpive.
Virusi i shpërthyer në Kinë tashë ka zënë vend në Europë. Kina raportoi se dje nuk u shënua asnjë rast i ri, por në vendet aziatike ka plasur një valë e dytë infektimi.
Vala e dytë e infektimeve është vënë re në Kinë, Korenë e Jugut dhe në Singapor. Në Kinë u shënuan 34 raste të reja nga vala e dytë e infektimeve, ku të gjithë rastet janë shtetas të huaj që ardhur së fundmi në Kinë.
Singapori raportoi gjithashtu 47 raste të reja, nga të cilat 33 janë ratë të importuara nga shtetas të huaj. Koreja e Jugut pati një rritje të raste të reja të enjten me 152, megjithëse nuk është e qartë se sa raste janë importuar. Atje, një grup i ri ka një shtëpi pleqsh në Daegu, ku 74 pacientë kanë rezultuar pozitivë.
Top Channel