Gjykatat e kanë pezulluar punën për të parandaluar përhapjen e virusit Covid 19, me përjashtim të shqyrtimit të masave urgjente sikurse masat e sigurisë apo dhuna në familje.
Dhe disa fenomene nuk ndalen siç dhuna ndaj gruas dhe anasjelltas. Ne jemi këtu me Gjergjin, i cili pret hapjen e Gjykatës pasi ka dorëzuar kërkesë për urdhër mbrojtjeje për vajzën sa kohë është nën proces divorci me bashkëshorten.
‘’ Jetoj në SHBA kam ardhur këtu po sot u pezullua për shkak të koronas, e kam gjyqin me Vjosa Zaimin’’, shprehet ai.
Pse dyshoni që gruaja e rreh vajzën?
‘’Se ma tha vajza vetë’’.
Por, sot në Gjykatën Civile u shqyrtua edhe kërkesa për urdhër-mbrojtjeje mes dy kunatave. Tani që jetojnë nën të njëjtën çati, dy grave u kanë dalë sheshit problemet e vjetra dhe secila pretendon se është dhunuar psikologjikisht.
Top Channel