Një grup prej 12 ekspertësh mjekësorë nga provinca lindore kineze Zhejiang fluturuan sot drejt Italisë për t’u bashkuar në luftën kundër virusit të ri, raporton agjencia shtetërore CCTV.
Ky është grupi i dytë i dërguar nga qeveria kineze në vendine goditur më rëndë nga pandemia jashtë Kinës me rreth 30 000 infeksione dhe më shumë se 2500 vdekje deri tani.
Grupi përbëhet nga ekspertë të qendrës së parandalimit të sëmundjeve në Zhejiang deh nga disa spitale të provincave, të cilët do të ndajnë eksperiencat e tyre të parandalimit dhe kontrollit të COVID-19 me spitalet lokale si dhe të dhenies së udhëzimeve.
Grupi kishte me vete nëntë ton pajisje mjekësore, duke përfshirë ventilatorë frymëmarrjeje, monitorë dhe pompa të dyfishta infuzioni, makineri me ultra-tinguj si dhe 60,000 reagenmtë testues të sëmundjes.
Prej 29 shkurtit, Kina thotë se ka dërguarkatër grupe ekspertësh kundër koronavirusit në vende të prekura si Iran, Irak e Itali.
Top Channel