
23/02 22:38
Kevin Durant ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.
“Ylli” i Brooklyn Nets e ka komunikuar personalisht lajmin se është një ndër katër personat e prekur nga virusi i rrezikshëm, por pa e saktësuar se cilët janë të tjerët.
“Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesemi për veten dhe të izolohemi. Do t’ia dalim”, ka thënë ai.
Daniele Rugani (Juventus) është rasti i parë në Serinë A, Mikel Arteta (Arsenal) trajneri i parë i prekur, por tashmë po zbulohen ditë pas dite emra të tjerë sportistësh, të sporteve të ndryshme dhe në vende të ndryshme, që janë pozitivë me Coronavirus.
Top Channel