2,158 viktima dhe 23.073 të prekur regjistrohen aktualisht në Itali, si pasojë e Covid-19, teksa vihet re një qëndrueshmëri në tendencën e infektimit, për të mos thënë rënie, raportojnë mediat fqinje.

Shifrat e fundit ndezin një shpresë të vakët në vend; kurba e të prekurve të rinj (në numër, jo moshë; pra prekja e personave të tjerë), që ka shkuar në +11.9% nuk po rritet më me ritmin të cilit kushdo i druhej.

Edhe në Lombari, rajonin më të prekur vihet re se kurba e përqindjes nuk po rritet. Sa i takon të dhënave të përgjithshme, kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borreli u shpreh:

“Ka 414 të shëruar të rinj, më shumë se dje. Por pacientët në terapi intensive janë në rritje: 179 më shumë, për një total prej 1,851 në të gjithë Italinë dhe një rritje në Lombardi (gjithsej 823).”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA