Covid-19/ Spitali i Fierit, thirrje qytetarëve: Pajisuni me mjet identifikimi!

16/03/2020 15:16

Teksa sistemit mjekësor shqiptar, ashtu si edhe atij botëror i duhet të përballet me një situatë të pazakontë shkaktuar nga armiku i padukshëm, Covid-19, Spitali i Fierit u bën thirrje të gjithë qytetarve që i drejtohen urgjencës qendrore të spitalit, urgjencës së pediatrisë dhe maternitetit të jenë të pajisur me kartë identiteti.

“Nëse nuk kanë mjet identifikimi do të duhet të presin deri sa të verifikohen lëvizjet e tyre nga sistemi TIMS. Drejtoria e Spitalit të Fierit kërkon dhe shpreson bashkëpunimin e qytetarëve për të kaluar këtë situatë”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA