Rusia dhe Turqia kanë bërë patrullimin e parë së bashku në një autostradë në veriperëndim të Sirisë, edhe pse patrullimi raportohet se është ndërprerë më herët sesa ishte paraparë për shkak të aktiviteteve të militantëve.
Patrullime në autostradën M4 në provincën Idlib po bëhen që prej 5 marsit, kur u arrit marrëveshja e armëpushimit në Siri.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se patrullimi u ndërpre para kohe për shkak të aktiviteteve militante dhe po ashtu tha se Turqisë do t’i jepet kohë shtesë “për të ndërmarrë masa që kanë për qëllim eliminimin e grupeve terroriste dhe të ketë siguri për trupat që marrin pjesë në patrullimet e përbashkëta në autostradën M4”.
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka publikuar fotografi nga patrullimi i përbashkët me Rusinë dhe tha se të dy palët “ndërmorën masat e nevojshme, me qëllim që të parandalohen provokimet potenciale dhe sulmet ndaj popullatës civile në këtë rajon”./DW
Top Channel