Specialisti para-mjekësor nga Bergamo, Diego Bianco u bë viktima e dytë më e re e koronavirusit në Itali.
47 vjeçari që jetonte e punonte në Lombardi, u diagnostikua me Covid 19 të enjten, pasi që nga 7 marsi kishte pasur temperaturë të lartë. Diego, i cili punoi për shërbimin e urgjencës, vdiq të djelën në shtëpinë e tij në Montello, ku jetonte me gruan dhe djalin e tyre tetë vjeçar. Fjalët e fundit mes tij dhe gruas ishin se ndihej mire.
Vetëm pak orë më vonë, ajo e gjeti të pajetë. Shtypi vendas thotë se 47 vjeçari dhe e shoqja flinin në dhoma të ndara që kur ai nisi të shfaqte simptomat e para të infeksionit.
Maruska Capoferri rrëfeu sesi i shoqi i kishte thënë: “Mund të shkosh të flemë, e dashur, nuk do të vdes. Unë vetëm duhet të gjej një pozicion të rehatshëm për të fjetur“.
Ajo e shqetësuar e kishte pyetur : “Pse, a mendon se do të vdesësh?”, dhe ai i ishte përgjigjur “ Jo”.
Mendohet se viktima më e re e koronavirusit në Itali është një 38 vjeçar, edhe pse zyrtarisht, kjo nuk është konfirmuar.
Top Channel