Kina, vatra e fillestare e Coronavirusit, si për ironi, tashmë konsiderohet shumë më e sigurt se vendet eurpiane, e veçanërisht Italia. Askush më mirë se trajneri i Guangzhou Evergrande, italaliani Fabio Cannavaro, nuk mund ta tregojë më mirë se si vendi aiziatik po e fiton luftën me Coronavirusin.
“Ne duhet të qëndrojmë në shtëpi. Policia mund të vijë në çdo kohë për të matur temperaturën tuaj dhe, mbi të gjitha, për të verifikuar se jeni në shtëpi. Përndryshe, ata do t’ju dënojnë, menjëherë. Kur të kalojmë periudhën e karantinës, ata do të kryejnë analiza të reja dhe do të sigurojnë një lloj “pasaporte” mjekësore të krejt popullatës. Kinezët kanë arritur ta mundin Coronavirusin dhe nuk duan të infektohen përsëri”.
Cannavaro tregon më tej ndryshimin me periudhën më të keqe, e cila tani duket se është lënë pas:
“Tani situata është pothuajse normale. Mund të shihni njerëz në taraca pallatesh, nëpër restorante, pa maska. Një muaj më parë nuk shikoje asgjë përreth. Një ditë, duke shkuar në qendrën e trajnimit, nuk takova një person të vetëm, vetëm policia dhe ambulancat. Në Kinë e mposhtën pandeminë, sepse ndoqën udhëzimet e autoriteteve. Të gjithë qëndruan në shtëpi. Kjo është e vetmja gjë për të bërë”.
Cannavaro, kampion bote me Italinë në vitin 2006, është në merak për familjarët e tij, që jetojnë në Napoli.
“Gruaja dhe fëmijët janë në Napoli, edhe prindërit e mi. Babai im zemërohet kur motra i dërgon disa ushqime dhe ia lë në derë, por kjo është mënyra më e mirë për t’i treguar atij dashuri, sepse virusi është shumë i rrezikshëm për të moshuarit. Në Kinë të gjithë kanë qenë shumë të disiplinuar. Kampionati? Shpresojmë të fillojmë përsëri në maj, nuk kemi pasur raste pozitive me Coronavirus si ekip”.
Top Channel