Sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock e pranoi publikisht se sistemi vendas i shëndetësisë, NHS nuk ka mjaftueshëm ventilatorë për luftën kundër koronavirusit.

Qeveria britanike i ka bërë thirrje deri dhe industrisë së prodhimit të automjeteve të kontribuojë duke prodhuar ventilator për spitalet. Hancock sqqaroi se shërbimi shëndetësor aktualisht ka rreth 5,000 pajisje të tilla por nevojiten shumë më tepër se kaq sepse ato janë “elementi më i rëndësishëm” sipas tij për trajtimin e koronavirusit.

“Brezi ynë nuk është vënë kurrë përpara një sprove të tillë. Gjyshërit tanë janë gjendur përballë diçkaje të ngjashme gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur qytetet tona u bombarduan, kur humbën jetë njerëzish e kur të gjithë bashkuan forcat në një përpjekje gjigante kombëtare. Tani, gjenerata jonë përballet me testin e saj”, u shpreh ai.

Përpjekjet e qeverisë britanike për t`i bërë ballë krizës së Covid 19 përfshijnë dhe kthimin e klinikave të specializuara në operacione rutinë të zëvendësimit të gjurit dhe legenit, në reparte të koronavirusit sepse ato kanë furnizime të mëdha me oksigjen. Hancock sqaroi se shumë operacione të planifikuara, do të anulohen.

Top Channel