Është raportuar viktima e parë në Hungari nga koronavirusi.

Një burrë 75-vjeçar është personi i parë që vdiq nga koronavirusi në Hungari. Qeveria tha që ai ndërroi jetë pasi u dërgua në Spitalin Qendror Jugor ‘Pest’ me dyshim për koronavirus dhe pneumoni.

Plot 32 raste me kooronavirus janë të raportuara në Hungari, si dhe 159 njerëz aktualisht ndodhen në karantinë, sipas shifrave zyrtare. Në përgjigje të shpërthimit, qeveria ka mbyllur kufijtë e saj tokësorë me Austrinë dhe Slloveninë, si dhe ka mbyllur të gjitha shkollat dhe ka vendosur kufizime në tubimet publike.

Top Channel