Koronavirusi pas tërmetit/ “Kësaj lufte pa pushkë nuk ke si t’i ruhesh”
14/03/2020 13:05
Në periferi të Tiranës, në fshatin Prezë në një nga zonat më të prekura nga tërmeti dhe pa kaluar mirë atë frikë, banorëve u është shumëfishuar kjo ndjenjë prej mbërritjes së sëmundjes infektive, koronavirus.
Nëna Zyrase e familjes Kaxherri që i është shpallur shtëpia e pabanueshme dhe në mes të oborrit jeton në çadër, në 80 vjet s’ka kaluar kaq vështirësi njëherësh.
‘Kam përjetuar dhe luftën e fshiheshim nga plumbat”-thotë 80 vjeçarja, por kësaj lufte pa pushkë nuk ke nga t’i ruhesh’ .
“Nuk takojmë më njerëzit, kemi shmangur vizitat”. Por ajo ka merakun mbi të gjitha të fëmijëve të saj që jetojnë në Itali dhe Greqi.
Top Channel