Satelitet zbulojnë gjithçka, e pabesueshme se çfarë bëjnë iranianët me viktimat e Koronavirusit

13/03/2020 21:41

Irani deri më tani është vatra e tretë më e madhe në botë e koronavirusit, pas Italisë dhe Kinës, të cilat kanë paraqitur numrin më të lartë të viktimave dhe të infektuarve. Deri më tani shteti islamik ka raportuar të paktën 10.075 persona të infektuar, ndërsa mbi 500 prej tyre kanë humbur jetën, shkruajnë mediat e huaja.

Imazhet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies, tregon një rritje të masave në brendësi të varrezave Beheshet-E Masoumeh në qytetin e Qom-it, e cila deri më tani rezulton qyteti më i prekur në Iran nga virusi famëkeq.

Ndonëse tradita islame kërkon që trupi i të vdekurve të lahet me ujë dhe sapun përpara se të varrosen, dy punonjës mjekësorë në Qom u shprehën për CNN, se disa raste, masat paraprake në lidhje me shpërthimin e kronavirusin, e pengojnë personelin të respektojë udhëzimet tradicionale islamike për varrosje.

Sakaq, kujtojmë që Irani ka ndërmarrë masa drastike për të parandaluar këtë epidemi vdekjeprurëse. Qeveria më herët  njoftoi anulimin e faljes së Xhumasë (rit fetar që myslimanët kryejnë çdo të premte), shkollat dhe universitetet gjithashtu janë mbyllur deri në një urdhër të dytë, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA