Kosova ka konfirmuar dy rastet e para të të prekurve me virusin Covid -19. Për këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti me anë të një konference për mediat.
Ai ka njoftuar se do të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë për të paraparë masat që do të ndërmerren për frenimin e përhapjes së koroanvirusit.
“Në orën 19:00 do të kemi një mbledhje të qeverisë. Për herë të parë u konfirmuan njerëz me test pozitiv. Pas kësaj mbledhje dhe takimit në 19:00 do t’ju drejtohemi për vendimet që do të ndërmarrim.” tha Kurti.
“Nuk mund të bëjmë njoftime pa masat shoqëruese. Do të ketë raste në të kundërt që bëjnë dëm. Kjo na nevojitet mbledhja e qeverisë për të treguar për ta. Kanë dalur pozitivisht me virusin. Takimi me presidentin ishte pa shtrëngim duarsh. Takim që filloi me diskutimin për situatën me koronavirus dhe përfundoj me ndërprerjen me lajmin nga koronavirusi. U dakorduam që të komunikojmë sidomos për politikën e jashtme. Takimi ka hapur një mori temash prej minishengenit tek aleanca ballkanike prej çështjeve të energjisë dhe deri tek dialogu e tarifa” ka shtuar më pas ai.
Top Channel