“Po ndalohet çdo makinë”/ Drejtori i Policisë së Shtetit: Janë 66 pika kontrolli në qytetet kryesore
12/03/2020 14:15
Në një nga pikat e kontrolleve që Policia e Shtetit po kryen si masë e ndërmarrë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në Shqipëri, drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu deklaroi se po kontrollohet dhe ndalohet çdo makinë.
“Janë 66 pika me tre turne në qytetet kryesore, atje ku janë evidentuar hartat e para të personave që janë prekur nga ky virus”, tha Veliu.
I pyetur se si funksionon një kontroll i tillë, Veliu sqaroi:
“Ndalohet dhe pyetet shoferi nëse ka qene apo jo në Itali, ka udhëtuar apo ka qenë transit; i merret pasaporta dhe karta e identitetit; bëhen evidentimet përkatëse dhe i bëhen të ditura sanksionet si dhe nevoja për vetëkarantinim.”
Top Channel