Kishte temperaturë të lartë dhe ndodhej në spital për të bërë tamponimin për koronavirusin, por duke pritur në radhë, ka humbur durimin e ka pështyrë doktoreshën dhe një infermiere të cilat po përpiqeshin ta qetësonin.

Ngjarja ndodhi në spitalin Cotugno të Napolit. I indinjuar, drejtori i përgjithshëm i tij, Maurizio Di Mauro deklaroi se gjesti i personit në fjalë ishte si të kishte shkrepur një armë mbi të dyja gratë.

“Unë humba një mjeke dhe një infermiere që tani duhet të hyjnë në izolim, dhe nuk mund ta japin më kontributin e tyre të vyer në përballimin e kësaj situate të vështirë. T`i pështysh dikujt në një moment si ky, kur ke simptoma që bëjnë të mendohet për koronavirusin, kur ke temperaturë, është si t`i qëllosh me armë zjarri, nuk ka ndryshim”, tha drejtori.

“Indinjohem sidomos kur shoh se këtu ka shumë të rinj që po e bëjnë me shpirt këtë punë. Sapo pashë stafin e ri, vajza 23 apo 24 vjeçe që ndoshta nuk e dinë saktësisht se me çfarë po përballen, por janë gati të japin kontributin e tyre kundër sëmundjes”, shtoi Di Mauro.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA