Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana, i ka dërguar një letër zyrtare qeverisë italiane, ku kërkon marrjen e masave akoma dhe më drastike, për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Guvernatoiri i Lombardisë ka kërkuar mbylljen e gjithçkaje në rajon, përjashtuar vetëm aktivitete thelbësore për jetesën.
“Ne i kemi dërguar qeverisë propozimet e rëna dakord me kryetarët e bashkive në lidhje me masat e mëtutjeshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Ne kemi kërkuar mbylljen e gjithçkaje. Ne nuk mund të vazhdojmë me këto rritje të infeksioneve, ne nuk mund t’i lejojmë ato“, tha ai.
Sipas mediave Italiane, Fontana tha më tej se në Lombardi ka pasur 1300 infeksone të reja vetëm sot, duke theksuar nevojën për ndërhyrje më të rrepta.
Top Channel