Pas ndryshimit të situatës dhe shpalljes zonë e kuqe e gjithë territorit në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve nga të gjitha portet Italiane në drejtim tē Shqipërisë.
Në njoftimin e ditës së sotme bëhet me dijeni se:
?Ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve nga të gjitha portet Italiane në drejtim tē Shqipërisë;
? Të gjitha linjat e trageteve mes Italisë dhe Shqiperisë mund të marrin pasagjerë nga Shqiperia në drejtim të Italisë, ndërsa nga Italia nuk do lejohet asnjë pasagjer të udhetojë në drejtim të Shqiperisë.
?Të gjitha linjat e transportit pasgjerëve (traget) do lejohen të marrin pa kufizim kamiona dhe mallra nga Italia me destiancion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Italia me destinacion Portet e Hapura te RSH dhe anasjelltas.
Ekuipazhi dhe shoferët do ti nënshtrohen kontrolleve te rrepta në portet Shqiptare.
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për
Linjat Durrës-Bari-Durrës
Vlorë-Brindisi-Vlorë
Durrës-Ankona-Trieste-Durrës
të ndalojnë prenotimin e biletave nga portet Italiane në drejtim të porteve Shqiptare.
⚠Të lajmërohen pasagjërët në sportelet e porteve për urdhërin e bllokimit të lëvizjes nga italia në drejtim të Shqipërisë.
Top Channel