Kapen në Han të Hotit 892 mijë paketa cigaresh kontrabandë, Bardhi: 1.1 milion euro dëm shtetit

06/03/2020 18:12

SHKODËR- 892 mijë paketa cigare janë sekuestruar nga strukturat e Administrimit Doganor në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit.

Ngarkesa e cigareve ishte në një makinë, e cila iu nënshtrua kontrolli i imtësishëm nga doganierët e Hanit të Hotit të cilët më pas zbuluan edhe sasinë e cigareve të markës “ President Slims”. E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimit doganor që duhej të paguhej kap shifrën e 140 milion lekë.

Lidhur me këtë sekuestrim ka reaguar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, i cili në një konferencë për mediat nga Ministria e Financave, tha kjo sasi cigaresh do të “shkruante” në dëm të shtetit 1.1 milion euro

 “Pas një analize rrisku, të arsyeshme mbi dokumentacionin e paraqitur nga ky kamion, strukturat ë drejtorisë së përgjithshme të doganave ushtruan kontrollin në kamionin me këtë ngarkesë.Paketat e cigareve ishin të llojit slims. E gjithë kjo ngarkesë ishte e pa pajisur me pullë fiskale hqiptare apo të ndonjë shteti tjetër. Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej kap shifrën e 140 milion lekëve ose përafërsisht 1.1 milion euro. E gjithë sasia e sekuestruar dhe rasti u referua në prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër për veprën penale Kontrabandë me mallra që nuk paguajnë akzizë. Në bashkëpunim me prokurorinë e Gjykatës së shkallë së parë Shkodër po kryen veprime të mëtejshme hetimore. Ky nuk është rasti i parë që kohët e fundit administrata doganore sekuestron dhe kap mallra kontrabandë, sidomos për mallra që paguajnë akcizë. Strukturat e administartës doganore do të vazhdojnë në vazhdimësi të angazhuara plotësisht për zbatim të planeve apo detyrave funksionale që ka çdo degë doganore. Objektivi ynë është lufta ndaj paligjshmërisë duke synuar krijimin e një klime sa më të favorshme për të zhvilluar biznes në funksion të konkurrencës së ndershme dhe barazisë përpara ligjit” tha Bardhi. E gjithë sasia u sekuestrua  dhe rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA