Ka kaluar vettingun një tjetër zyrtar i Policisë. Bëhet fjalë për Arben Dashi, me funksion Drejtor i Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut për Dashin përbëhej nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj, të cilët kanë vendosur konfirmimin në detyrë të Dashit.

Kujtojmë se më herët Dashi mbante postin e drejtorit të Krimeve të Renda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Arben Dashi ndodhet në polici që prej vitit 1985. Gradën drejtues i parë e ka marrë para kohe. Subjekti u justifikua me faktin se ka mbajtur për 19 vite rresht gradën kolonel që është ekuivalente me gradën drejtues. Ka certifikatë për shërbime të dalluara.

Ndërsa në 2014 ai u komandua në postin e drejtorit të policisë së qarkut të Tiranës në vend të drejtorit Ardian Çipa i cili u nis për specializim.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA