Droni detar misterioz në Lefkada i mbushur me eksplozivë, autoritetet greke e ‘hedhin në erë’
Një baba u godit me thikë dhe më pas ndërroi jetë vetëm 15 minuta pasi u nda nga gruaja dhe foshnja e tyre e porsalindur. Asante Campbell, 24 vjeç, u gjet me plagë të rënda në Hendon, në veri-perëndim të Londrës.
Dëshmitarët u shprehën që një grup prej katër personash e sulmuan me një thikë sa “gjatësia e një krahu” Asante dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi një banor i zonës bërtiti me të madhe se do të telefononte policinë.
“Ata të gjithë ishin të armatosur me thika sa gjatësia e krahut, ndërsa viktima kishte në dorë një send të gjatë metalik, të cilën e përdori për t’u mbrojtur”, u shpreh një banor i zonës.
Menjëherë pas përleshjes, 24 vjeçari u dërgua në një spital në Veri të Londrës, ku edhe vdiq disa orë më vonë, si pasojë e plagëve të shumta.
Top Channel