Ajo që mbeti pas tubimit të Presidentit/ Protestuesit shkelin flamujt, bulevardi mbushet me mbeturina
02/03/2020 19:26
Ajo që mbeti pas fjalimit të presidentit Ilir Meta në tubimin e thirrur nga vetë ai ishte jo fortë e këndshme.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ishin i mbushur me shishe uji dhe një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës.
Ndonëse një protestë e thirrur për mbrojtjen e kushtetueses, për fat të keq syri të kapte edhe mjaft flamuj të cilët ishin hedhur në bulevard, ç’ka në fakt është edhe shkelje e ligjit pasi cilësohet si poshtërim i simboleve kombëtare.
Ndërkohë, siç mund të shihni edhe nga këtë foto, me largimin e protestuesve, pastruesit kanë nisur largimin e mbetjeve të lëna pas nga protestuesit.
Top Channel