24/05 15:52
Napoli mposhti Torinon 2-1 në “San Paolo” dhe regjistroi fitoren e tretë radhazi, që e ngjit momentalisht në vendin e 6 të renditjes me 39 pikë dhe vetëm 6 pikë më pak se vendi i katërt që të çon në Champions.
Dy gola të ardhur nga mbrojtja për Napolin, me grekun Manolas që zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, pas një krosimi të Insignes dhe Di Lorenzon që shënoi golin e dytë pas një asisti të Mertens, kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi i lojës.
Torino bëri shumë pak për të shmangur humbjen, që ishte njëkohësisht e pesta radhazi në kampionat, teksa goli i Ederës në minutën e 91-të nuk shërbeu për të marrë të paktën një pikë në “San Paolo”.
Top Channel