Video/ Argjentina i mbijeton “makthit” të Kepit të Gjelbër, fiton mes vuajtjesh në shtesë pas një ndeshjeje të çmendur në Miami
Bundesliga gjermane dhuroi këtë fundjavë gola emocionues dhe ndeshje plot adrenalinë, por shtoi në kronikat e saj edhe dicka që nuk e kishte treguar kurrë më parë, një protestë unike nga ana e lojtarëve në ndeshjen mes Hofenhajmit dhe bajernit të Mynihut.
Tifozët miq ofenduan në kor dhe nxorën disa parulla fyese ndaj biznesmenit Ditmar hop, aksioneri kryesor i ekipit vendas, dhe pas ndërhyrjeve të arbitrit që ndali dy herë lojën, dy ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes.
Tifozët e Bajernit nuk e tërhoqën parullën as pas ndërhyerjes së trajnerit Flik dhe presidentit, dhe pas konsultimeve, futbollistë u rikthyen por bënë në fushë diçka të pamendueshme. kur shifrat ishin 0-6 për ekipin mik, për thuajse çerek orë si lojtarët e hofenhajm ashtu dhe bajern, kaluan topin mes tyre pa asnjë rivalitet, si protestë ndaj ofendimeve dhe racizmit.
Në fundin e ndeshjes Hop u shoqërua nga të gjithë për një ovacion nga tifozët që e mbështesnin. Ditmar Hop është një personazh që kritikohet nga tifozët e shumë klubeve, pasi presidenca e tij përfaqëson një përjashtim nga rregulli i 50+1, norma që vendos kuotën e mazhorancës së aksioneve në një klub në Bundesliga për tifozët dhe jo për një subjekt të vetëm.
Top Channel