Dy efektivë policie kanë marrë plagë të lehta sipasojë e një incidenti, ku një i ri i ka aksidentuar makinën e patrullës tek “Ura e Dajlanit”.

22 vjeçari ka rezultuar se ka qenë nën efektin e alkolit.

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 29.02.2020, rreth orës 02:00, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, automjeti i Patrullës së Përgjithshme që ishte duke patrulluar në zonë  është goditur nga mbrapa nga një mjet tip “Volkswagen”  me drejtues shtetasin E.J., 22 vjeç, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.44 mg/l. Si pasojë e goditjes  janë lënduar lehtë pa asnjë problem për jetën dy punonjës policie.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA