Griselda Doka lindi më 16 prill 1984 në Tërpan, Berat. Aktualisht është doktorante pranë Universitetit të Kalabrisë për studime letrare, gjuhësore, filologjike dhe të shkencave të përkthimit.
Interesat e saj shkencore kanë të bëjnë kryesisht me gjuhën dhe letërsinë shqipe, shkencën e përkthimit, letërsinë e mërgimit, me një fokus të veçantë mbi autorët me origjinë shqiptare.
Aktive në fushën e kulturës, organizon takime dhe bën pjesë në disa juri letrare. Utopia e vetme dhe e palodhur për të është poezia, e cila e shoqëron përditë. Ka marrë pjesë dhe disa çmime në konkurse letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Poezi të tjera janë botuar në antologji të ndryshme, revista dhe në internet. Griselda ka rrëfyer emigrimin e saj drejt Italisë në vitin 2003.
Autore e Diaspora : Ledja Liku
Top Channel