Vrau ish-vjehrrit dhe më pas veten, Refit Buzi nën hetim për “mashtrim”/ Biznesmeni turk s’i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve, më pas… Siç ishte paralajmëruar, protestuesit mbërritën para Kuvendit rreth orës 09:00, në pritje të nisjes së seancës plenare.
Edhe sot kjo protestë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, të cilët kishin krijuar kordonë për të penguar futjen ose afrimin e protestuesve në institucion.
Vezët dhe domatet e marra nga protestuesit, këtë herë shkuan drejt policisë, pasi deputetët nuk i kapën dot, pasi u futën të sigurt në seancë.
Para se të marrin pushimet e verës, deputetët u thirrën në seancë plenare për të miratuar me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes së cilës Shqipëria i merr 302 milionë dollarë kredi aleatit strategjik për blerjen e pajisjeve ushtarake.
Procedura e ndjekur nga socialistët dhe mbajtja sekret e detajeve të marrëveshjes u konsiderua si antikushtetuese nga demokratët, të cilët paralajmëruan jo vetëm votën kundër, por edhe goditjen në Gjykatën Kushtetuese.
Niko Peleshi i ftoi demokratët të zbresin një kat më poshtë për të lexuar dokumentin, por me kushtin që të ruajnë sekretin.
Por, ndërsa Gazment Bardhi dhe të tijtë morën rrugën për tek salla “Gerti Bogdani”, një tjetër deputet ishte treguar më këmbëshpejtë. Agron Shehaj ia doli të “rrëmbejë” të vetmen kopje, duke pamundësuar të tjerëve të njihen me të.
Mes zhurmës dhe kaosit, Niko Peleshi mbylli seancën, duke u lënë takim deputetëve në mesditë për të votuar marrëveshjen. Jashtë dyerve të Kuvendit, Sali Berisha bëri të qartë qëndrimin e demokratëve.
Demokratët u larguan drejt selisë, ndërsa të vetëm socialistët u mblodhën në mbledhjen e përbashkët të dy komisioneve parlamentare, Sigurisë dhe Ekonomisë, për t’i dhënë dritën jeshile.
Përditësimet live
Top Channel