VIDEO/ Deputetët shkojnë për të lexuar marrëveshjen e huasë me SHBA para nisjes së seancës, Agron Shehaj rrëmben dokumentin konfidencial dhe largohet me vrap

27/07/2026 12:26

Pas futjes me procedurë të përshpejtuar të shqyrtimit të projektligjit për huanë prej 302 mln dollarë nga SHBA për pajisje ushtarake, deputetëve u është vënë në dispozicion një kopje për ta lexuar para se të mbahet seanca e radhës sot në ora 15:00.

Kopja e marrëveshjes, për të cilën deputetët duhet të firmosin për konfidencialitetin e saj sipas kushtetutës pasi është një dokument i klasifikuar, është vënë në dispozicion të të gjithë deputetëve.

Niko Peleshi i ftoi demokratët të zbresin një kat më poshtë për të lexuar dokumentin, por me kushtin që të ruajnë sekretin.

Por në një video të bërë publike shihet se në këtë ambient ku do duhej të lexohej kjo marrëveshje nga të gjithë deputetët, Agron Shehaj futet, rrëmben të vetmen kopje dhe largohet me vrap, duke pamundësuar të tjerëve të njihen me të.

Pas tij shihet punonjësja e Kuvendit, e cila i kërkon që të kthejë dokumentin, por më pas rrëzohet nga shkallët.

Top Channel