Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend para nisjes së seancës plenare
27/07/2026 09:42
Disa prej deputetëve të Partisë Socialiste kanë mbërritur në Kuvend përpara nisjes së seancës plenare të ditës së sotme.
Mes socialistëve që janë parë duke hyrë në godinën e Parlamentit është edhe Ulsi Manja.
Seanca plenare pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa jashtë Kuvendit vijon protesta e paralajmëruar nga qytetarët, në ditën e 58-të të saj.
Për shkak të protestës, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie rreth godinës së Kuvendit, duke vendosur të njëjtin perimetër sigurie si në seancën e së enjtes. Në gatishmëri janë edhe autobotë me ujë dhe forca të shumta policie.


Top Channel