LIVE/ Vezë e domate drejt efektivëve te Kuvendi, policia përgjigjet me gaz lotsjellës, disa të shoqëruar. Përplasje edhe në seancë, shkak marrëveshja për kredi 302 mln dollarë nga SHBA
Jashtë ambienteve të Kuvendit vijon protesta, e cila tashmë duket e tensionuar pasi tubuesit kërkojnë të çajnë kordonët e policisë dhe t’i afrohen institucionit.
Ndërkohë pak pas orës 10:00 ka nisur edhe seanca plenare, e fundit e këtij sesioni.
Në seancën e sotme plenare është hedhur në votim kërkesa e deputetit Agron Shehaj për zhvillimin e pyetje-përgjigjeve me kryeministrin Edi Rama për Porto Romanon dhe aeroportin e Vlorës.
Kjo kërkesë është rrëzuar, ndërsa kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka njoftuar më pas projektligjin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në për huanë prej 302 milionë dollarësh.
Pas kësaj PD ka kërkuar transparencë për marrëveshjen, pasi projektligji i depozituar në faqen e Kuvendit nuk ka asnjë relacion shoqërues siç deklarojnë ata.
Në përgjigje të kësaj, Kryetari i Kuvendit i ka ftuar ata të i fton të shkojnë ta lexojnë marrëveshjen pasi të firmosin për konfidencialitetin e saj.
“Kushtetuta dhe rregullorja të detyrojnë që t’ia shpërndash deputetëve; ti sot thua: “Shkoni, merreni në sekretari””, iu përgjigj Bardhi.
Sipas procedurave parlamentare, të premten parashikohet që të votohet të enjten, i parashikuar nga neni 83, pika dy e Kushtetutës: Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose të një së pestës së të gjithë deputetëve, mund të shqyrtojë e të miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit.
Bardhi tha se “ky ligj do të rrëzohet si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese”.
“Nuk do të kalohet pa u lexuar plotësisht marrëveshja nga deputetë. Lexojeni dhe mos votoni asgjë pa lexuar”, tha Peleshi.
Më pas Peleshi ka njoftuar mbylljen e seancën, dhe rinisjen e seancës së radhës sot në ora 15:00, teksa deputetët e PD ka kundërshtuar duke u ngritur nga karriget dhe duke bllokuar foltoren.
Top Channel