Pasi ka drejtuar katër kapitujt e mëhershëm të sagës, nuk do të jetë steven spielberg ai që do të drejtojë Indiana Jones 5.

Lajmi i dhënë nga variety, ishte i papritur. Vendimi duket se është marrë nga regjisori i cili ka vendosur t’ia lërë dikujt tjetër detyrën për të transportuar figurën ikonike të arkeologut drejt gjeneratave të reja të spektatorëve. Sipas mediave amerikane, lucasfilm, është ndërkohë në negociata me james mangold, regjisorin e “Logan-the Wolverine”.

Spielberg do të mbetet sidoqoftë në bordin e projektit në cilësinë e drejtuesit të prodhimit. Tashmë është bërë e ditur se Harrison Ford do të kthehet në rolin e arkeologut të famshëm dhe aventurier. Aktori, kishte deklaruar se xhirimet do të fillonin gjatë kësaj vere.

Për skenarin ka menduar Jonathan Kasdan, i biri i Laurence Kasdan, skenarist i “gjahtarëve të arkës së humbur”. Ndërkohë dalja në kinema e Indiana Jones 5, parashikohet në SHBA në 9 korrik 2021, kur do të jenë mbushur plot 40 vite nga kapitulli i parë.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA