Franca realizon dërgesën e pestë të gjuajtësve superiorë Rafales për emirin e Katarit

26/02/2020 15:53

Dërgesa e pestë prej tre avionësh gjuajtës Rafales u nis sot nga aeroporti Bordeaux/Mérignac (France) drejt Katarit.

Avionët e njohur për aftësitë e tyre të luftimit në ajër ishin të tipit Rafale DQ (dy vende) QA206 dhe Rafale EQ (një sedilje) QA215.

Ashtu si dërgesat e mëparshme në korrik, shtator e dhjetor dërgimi u bë nga ajri e shoqëruar nga avionët transportues C-17A Globemaster III.

Rafalët kryen një ndalesë furnizmi në Souda (Greqi) dhe Incirlik (Turqi). Vetëm dërgesa e parë e korrikut u mbështet nga avionët ushtarakë furnizues franezë AdlA.

Në kohën e nisjes moti ishte i keq me shumë shi, erë dhe re, prandaj spektatorët nuk arritën të bënin foto si zakonisht. Foto kryesore e QA227 është bërë në 10 shkurt në Francë.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA