A është frikë të shkarkosh Ilir Metën (për pasojat që mund të ndodhin)?- u pyet sekretari i grupit parlamentar të PS-së, Ervin Bushati, ditën e sotme në “Top Talk”.
“Ne e kemi nisur një… me instrumentin që kemi dhe kemi firmosur si grup parlamentar , mirë ose keq ne kështu mendojmë, kjo është për t’u provuar nga Komisioni Hetimor, pastaj argumentet merren edhe nga Gjykata Kushtetuese , kemi bërë gjithë procedurat e sakta, kemi kërkuar edhe opinionin e Komisionit të Venecias që e tha: po ka shkelje të kushtetutës në mënyrën e zhdekretimit. Ka bërë një gabim zoti Meta? Mund të kishte ndoshta edhe këshilltarë të këqij që i thanë duhet ta zhdekretosh dhe bëri një gabim të tillë, por në fakt po shikojmë një trend sjelljeje politike që nuk i lejohet një presidenti”, u shpreh Bushati.
Më tej shtoi:
“Nëse Zoti Meta mendon se presidenti duhet të kishte më shumë fuqi kushtetuese, ka të drejtë që pasi të zbresë si president, të dalë si kryetar i LSI-së dhe të thotë shiko unë mendoj që presidenti në Shqipëri nuk trajtohet siç duhet. Ose të japë dorëheqjen dhe të thotë që unë në atë karrige e pashë që presidenti ishte shumë i vogël . Kjo është kushtetuta dhe kjo është kontrata, në qoftë se nuk i pëlqen të shkojë dhe ta kërkojë me zgjedhje.”
Top Channel