SHBA prezanton ‘anti-Gretën’, 19-vjeçaren mohuese të ndryshimeve klimatike që flet në konventën republikane

25/02/2020 15:56

Një adoleshente aktiviste të mohimit të ndryshimeve klimatike e mbiquajtur ‘anti-Greta’ do të flasë kësaj jave në konventën republikane të Washington D.C.

Gjermania Naomi Seibt, do të flasë prej të mërkurës para deputetëve republikanë në kuadër të fushatës së rizgjedhjes së presidentit Trump për të shprehur pikëpamjet e saj totalisht të kundërta me ato të aktivistes suedeze, 17 vjeçares Greta Thunberg.

Influenca e Seibt llogaritet të jetë më e vogël pasi aktualisht ka vetëm 5,000 ndjekësa në Tëitter në krahasim me 4 milionë të Thunberg.

‘Kam lajme të mira për ju. Bota nuk do të marrë fund prej ndryshimeve klimatike,’ thotë Seibt në një nga videot e saj.

Më tej ajo shton: “Njerëzit po ushqehen me forcë sipas axhendës distopike të teorisë alarmiste se nejrëzit po shkatërrojnë planetin dhe se ne të rinjtë nuk kemi të ardhme”.
Në një tjetër video të ndjekur e titulluar ‘Naomi Seibt vs. Greta Thunberg: Kë të besojmë?’, dy adoleshentet shihen teksa japin pikëpamjet e tyre krejt të kundërta.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA