Pentagoni ndërton raketën bërthamore hapësinore për të mundur Kinën drejt Hënës së re

25/02/2020 21:40

Pentagoni raportohet se ka urdhëruar qendrën e tij sekrete të kërkimit të ndërtojë një motor bërthamor të hapësirës për të shkurtuar kohët e fluturimit drejt Hënës, Marsit dhe më tej, para se Kina të arrijë aty e para.

Qendra e njohur si DARPA, ose dhe “dega e shkencës së çmendur” të Pentagon po ndërton një raketë për transportin e astronautëve që do të ketë si karburant uranium të pasuruar ulët, në një motor termo-nuklear. Pas ngritjes nga toka raketa hapësinore do të montohet në hapësirë për udhëtime ndër-planetare.

“Aftësitë që mund të arrihen me anë të shtytjes termo-nukleare do të zgjerojnë prezencën e SHBA në hapësirë drejt terreneve të reja cislunare, të cilat rrezikohen të përcaktohet nga rivalët e SHBA”, tha agjencia DARPA në raportin e buxhetit të 2021.

Me hapësirë ‘Cislunare’ agjencia i referohet zonës së sistemit diellor brenda rrezes 240,000-milje radius nga orbita e hënës, ku ndodhen satelitët tokësorë.

Agjencia amerikane NASA ka nisur programin e dërgimit të njerëzve në Hënë të porositur nga presidenti Donald Trump me një plan përfundimi para fundit të mandatit të dytë të mundshëm të presidentit në 2024, me një buxhet $1.3 miliardë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA