Neonazistët po kthehen në një rrezik edhe në Australianë e largët.
Shefi i inteligjencës në vend deklaroi se siguria “kërcënohet vërtet” prej tyre teksa shpjegoi sesi “qeliza të vogla” të ekstremistëve të djathtë takohen rregullisht për të nderuar flamujt nazistë dhe për të shkëmbyer ideologjitë e veta.
Mike Burges, drejtori i përgjithshëm i agjencisë ASIO, mendon se kërcënimi nga spiunazhi i huaj në përgjithësi është më i madh sesa gjatë Luftës së Ftohtë.
“Ky kërcënim ka mbërritur nivele që nuk I kishim parë deri tani”, theksoi ai. Burges tregoi sesi një “agjent i huaj” është aktivizuar në Australi dhe se ka kryer spiunazh për disa vite. “Pas një periudhe të gjatë të fjetjes, agjenti ka filluar të spiunojë dhe të shkaktojë probleme për disidentët, përpara se të kapej”, u shpreh zyrtari, pa specifikuar ndërkohë se nga cili vend vinte agjenti në fjalë.
Këto komente të rralla publike të kreut të inteligjencës australiane dëshmojnë se situata nuk është përmirësuar pavarësisht një pakete të gjerë ligjesh, të miratuar në vitin 2018 në Australi, me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.
Top Channel