Koronavirusi/ Hoteli me 1 mijë persona brenda kthehet në karantinë, pushuesit: Nuk na lejojnë të largohemi

25/02/2020 14:02

Spanjë- Një hotel në Tenerife të Spanjës është kthyer në karantinë, pasi një person u konfirmua se ishte i prekur nga koronavirusi.

Autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë personat që ndodhen aty të mos dalin nga dhomat, për shkak se ekziston një mundësi e madhe që të infektohen nga koronavirusi.

Zyrtarët e shëndetësisë raportohet se po kryejnë teste në kompleksin në Adeje. Ndërkohë pamje e shkrupura nga jashtë kompleksit të hotelit tregojnë se zona është e rrethuar ndërsa njerëzit mbajnë maska në fytyrë.

Një britanik i cili gjendje në Pallatin H10 Costa Adeje në Tenerife, i tha Sky News: “E tëra që na është thënë është të qëndrojmë në dhomat tona”.

Një britanik tjetër tha: “Nuk na është dhënë asnjë informacion përveç një copë letër nën derë.

Shënimi i shpërndarë për mysafirët poshtë derës thotë: “Me keqardhje ju njoftojmë se për arsye të shëndetit, hoteli është mbyllur. Derisa të paralajmërojnë autoritetet sanitare, ju duhet të qëndroni në dhomat tuaja”.

Mediat spanjolle thonë se rreth 1.000 turistë janë në hotelin me katër yje – i cili ka afro 500 dhoma, katër pishina, restorante, një qendër bukurie dhe një palestër ndërsa të gjithë këta persona u është thënë se nuk lejohen të largohen nga kompleksi.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel