Koronavirusi/ Manastirliu mbledh Task-Forcën: Shqipëria deri në këto momente s’ka asnjë rast të konfirmuar

24/02/2020 10:23

Në sallën e mbledhjes së emergjencave të aeroportit, në Rinas, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbledhur Task-Forcën për koronavirusin, nga ku deklaroi se në Shqipëri, deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

“Kemi mjekë dhe ekspertë,po zbatohet plani i masave të Task Forcës. Nuk është koha për përhapje paniku, të bazohemi në informacione zyrtare. Shqipëria deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus”, u shpreh ministrja.

Më tej shtoi:

“Kemi forcuar ekipet për kontrolle në pikat kufitare të vendit. Vlerësim i imtësishëm i udhëtarëve në raport me vendin nga vijnë. Kemi dyfishuar masat, kemi monitoruar mbi 4500udhëtarë. Shtim i masave higjieno-sanitare në shkolla, kopshte dhe çerdhe.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA