Autobusi nga Italia alarmon Francën, pasagjerët mbyllen në karantinë: Shoferi kishte kollitje të madhe

24/02/2020 19:21

LYON- Një autobus i ardhur nga Milano ka shkaktuar panik të madh në Francë. Autobusi italian është ndaluar menjëherë nga autoritetet franceze ndërsa dyshimi kryesor ishte tek shoferi i autobusit i cili kishte një kollë shumë të fortë dhe të vazhdueshme.

Pas një bllokimi dy-orësh në autobus, pasagjerët u zbritën dhe u morën në karantinë në stacionin e autobusit, ndërsa shoferi u dërgua menjëherë në spital për t’u ekzaminuar për virusin vdekjeprurës.

Alarmi në rritje tashmë ka shkaktuar pyetje nëse vendet evropiane do të duhet të mbyllin kufijtë e tyre – megjithëse BE tha sot se nuk po planifikonte të kufizonte udhëtimet në zonën Shengen të paktën ‘për momentin’.

Frika në Lyon erdhi menjëherë pasi një aeroplan pasagjerësh italian u mbajtën në Mauritius për shkak të frikës së virusit, me dhjetëra pasagjerë nga Lombardia dhe Veneto, rajonet me ndikimin më të keq të koronavirusit, iu tha të ktheheshin në shtëpi ose të mbylleshin në karantinë.

40 nga 224 personat në bord përfundimisht zgjodhën të ktheheshin në shtëpi në Italinë veriore, ku 50 000 njerëz janë vendosur mbyllur në banesat e tyre, shkollat ​​janë mbyllur dhe aktivitet jashtë banesave janë pezulluar. Deri më tani në Itali janë konfirmuar 6 viktima nga Koronavirusi.

FOTO GALERI
11/31

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA