Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbajtur një takim me strukturat e partisë në Shkodër.

Në fjalën e saj ajo shprehet se situata politike në vend është në gjendje kome. Biznese të tëra po shkojnë drejt mbylljes dhe njerëzit janë të varfër, shton ajo.

Kryemadhi sulmon drejtpërsëdrejti Arta Vorpsin, duke thënë se ka ngelur në provime për të qenë një gjyqtare e thjeshtë.

“Nuk na dalin paratë për të ushqyer fëmijët. Shqiptarët çdo ditë ndjehen pa mburojë, pa shtetin e tyre. Rama deklaron se do të marrë punëtorë të huaj për rindërtimin. Pse është falsifikuar protokolli i Ministrisë së Drejtësisë. Arta Vorpsi ka ngelur në provim për të qenë gjyqtare e thjeshtë”.

Kryemadhi shprehet se do të jetë pjesë e protestës së 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Unë do të jem në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 2 mars. Taksat e shqiptarëve shkojnë për fytyrën e nxirë të qeverisjes së Rilindjes”.

E në anën tjetër sulmon kryeministrin Rama, duke u shprehur se ka larguar 680 mijë shqiptarë të papunë dhe se ka marrë borxh për të pastruar paratë e drogës.

“Në 6 vjet Edi Rama largoi 680 mijë shqiptarë të papunë. Që të ulesh në tavolinë me Edi Ramën duhet të jesh vjedhës dhe vrasës. Na premtoi Konferencë Donatorësh dhe na solli Konferencë Kreditorësh. Si mund të marrësh mbi 850 mln euro borxh pa treguar çfarë do të bësh. Ka marrë borxh për të pastruar paratë e drogës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA