98 vjeçarja Bun Sen besonte se motra e saj Bun Chea, 101 vjeçe, kishte vdekur gjatë regjimit brutal të Kmer Rouge në Kamboxhia.

Për herë të fundit ato ishin parë në vitin 1973, dy vjet para se komunistët e Pol Pot të merrnin pushtetin dhe të vrisnin rreth dy milionë njerëz për të krijaur utopinë e tyre agrare dhe kampet e përqendrimit.

Pas rënies së regjimit komunist në 1979, Sen nisi jetën e re në kampin e mbeturinave të kryeqytetit Phnom Penh.

Burrin ia vranë komunistët, duke e lënë me 12 fëmijë për të rritur. Sen dëshironte të shkonte në fshatin e saj Kampong Cham rreth 100 km larg, por nuk mund të ecte.

Kur një organizatë bamirësie organizoi udhëtimin e saj ajo arriti të gjejë atje motrën dhe vëllanë 92-vjeçar me të cilët u takua pas 47 vjetësh, në një ngjarje emocionale të përshkruar në një dokumentar të BBC. Sen doli një shëtitje në Phnom Penh me Chea dhe tha: ‘U largova nga fshati shumë kohë më parë dhe nuk isha kthyer kurrë. Gjithmonë m,endoja se motrat e vëllezërit e mikishin vdekur. Është kaq e bukur të takoj motrën time. 13 të afërm na ka vrarë Pol Poti dhe mendoja se i kishin vrarë dhe ata.’

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA