Një burrë e një grua dolën në gjyq në Britani për rrahjen për vdekje të një apasionuari pas bodybuilding, teksa kërkonin t’i vidhnin orën Rolex.

Christopher McDonald e Aliysa Ellis bashkëpunuan për t’i grabitur Paul Tong, orën, paratë e drogat një vit më parë, ndërsa të afërmit e kishin gjetur trupin e tij në shtëpi në një pozicion të shtrembëruar.

Një kuti boshe ore Rolex u gjet në një dhomë.

Ai kishte të prera dhe plagë në kokë, brinjë të thyera dhe organe të dëmtuara nga goditjet e fuqishme me hekurat e palestrës që mbante në shtëpi.
Hetuesit thanë: “Ellis e dinte se Paul Tong shpërndante droga dhe mbante para e sende të tjera në dhomën e gjumit, prandaj ajo bashkëpunoi me McDonald për ta grabitur.

“Paul u bë objekt i një sulmi të dhunshëm dhe më pas çifti e la atë gjysmë të vdekur në dhomën e gjumit”.

Ellis pranoi se e kishte vizituar më parë Tong për të blerë droga, siç kishte bërë dhe McDonald.
Ata u shpallën fajtorë për vrasje nga pakujdesia dhe grabitje me dhunë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA