‘Keni Hitlerin në Tiranë’- Balliu debaton në Open me avokatin Ngjela

20/02/2020 21:59

Një debat i fortë u zhvillua mes avokatit Spartak Ngjela dhe analistit Fahri Balliu. Debati nisi kur foli Balliu tha se Meta po reagon në të mirë të vendit.

Këto deklaratat e tij nuk i ka mbështetur Amerika- tha Ngjela.

Nuk ka reagime për këto- tha Balliu.

Ju nuk po respektoni diçka. Ju nuk respektoni diçka, votën. Parlamenti me vota mund ta shkarkojë Metën- tha Ngjela.

Keni Hitlerin në Tiranë. Ka mbërritur Hitleri në Tiranë. Kjo është një procedurë njësoj si ajo në Gjermani- tha Balliu.

Rama vrau 4 vetë dhe e bëri Metën Kryetar Kuvendi dhe pastaj President. Shko e thuaja Ramës këtë- vijoi Balliu.

Zotëri, na le të flasim apo ke ardhur këtu për të prishur bisedën- iu përgjigj Ngjela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA